Loading…

Nuk ka zgjedhje nga tryezat

  • 08/05/2018 | 09:01

Nuk ka zgjedhje nga tryezat

Dita e sotme pritet t’i mbledhë për të dytën herë partitë politike në një tryezë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës.

Pas LDK-së, e cila mblodhi partitë më 25 prill, PDK-ja është ajo që ka iniciuar takimin e radhës, i cili do të nisë duke filluar në orën 13:00.

Por ndonëse nikoqirët e këtyre takimeve thonë se qëllimi i tryezave është arritja e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se takimet e tilla janë krejtësisht të kota dhe pa kurrfarë rezultati, shkruan gazeta “Zëri“.

Madje, ata shprehen të bindur se nga këto tryeza nuk mund të dalë assesi as ndonjë dakordim për zgjedhje të parakohshme, siç ishte paralajmëruar para takimit të parë nga LDK-ja.

Skeptikë se takimet e tilla do të jenë frytdhënëse shprehen edhe vetë përfaqësuesit e partive politike, të cilët megjithatë i konsiderojnë pozitive takimet e llojit të tillë.

Ndërkohë, përderisa deputetët e partive në pushtet mbeten të sigurt se tryezat e tilla nuk do të prodhojnë zgjedhje të parakohshme, nga opozita deklarojnë se zgjedhje do të ketë detyrimisht, ndonëse jo së shpejti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë