Loading…

Nuk kalon heqja e homologimit të veturave

  • 12/10/2020 | 13:50

Nuk kalon heqja e homologimit të veturave

Në mungesë kuorumi, nuk ka kaluar në Kuvend projektligji i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ia kufizon Devollëve monopolin në homologimin e veturave.


Nga 41 deputetë sa morën pjesë në votim, pro këtij projektligji kanë votuar 30 deputetë, 10 kanë qenë kundër, ndërsa një ka abstenuar.

Kësisoj, ky projektligj do të hidhet në votim në një seancë tjetër në ditët në vijim.

Paraprakisht, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Automjete, ka thënë se ata që votojnë kundër heqjes së homologimit, janë pro monopolit të Devollëve.

Murati deklaroi se me votimin e ndryshimit të Ligjit për Automjete do të fillonte çkapja e shtetit.

Diskutimi për këtë projektligj ishte i gjatë me LDK-në dhe PDK-në që u deklaruan se s’do ta votojnë këtë projektligj. LDK e ka cilësuar propozimin si një projektligj shumë të thjeshtë, keq të arsyetuar dhe gabimisht të shkruar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë