Loading…

Nuk kalon tërheqja e Trustit, VV voton kundër

  • 19/01/2023 | 17:48

Nuk kalon tërheqja e Trustit, VV voton kundër

Me 42 vota për, 55 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, shkruan Gazeta Metro.


Projektligji, përmes të cilit do të mundësohej tërheqja e deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi Pensional, i njohur si Trusti, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj nuk ka marrë votat e partisë në pushet Lëvizjes Vetëvendosje përveç të deputeti Fatmir Humolli, ndërkohë që është votuar nga deputetët e partive opozitare.

Në votim morën pjesë 97 deputetë, për votuan 42 deputetë, kundër 55 deputetë dhe asnjë abstenim.

Qeveria e Kosovës ishte shprehur kundër një tërheqjeje të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ndërkaq kujtojmë që në Kuvend të Kosovës, ishte dërguar peticioni i nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët ishin pro tërheqjes së Trustit. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë