Loading…

‘Nuk kanë bo probleme kurrë, ishin njerëz të qetë’: Rrëfejnë fqinjët e familjes Bllaca që u vranë sot

  • 18/02/2020 | 18:26

‘Nuk kanë bo probleme kurrë, ishin njerëz të qetë’: Rrëfejnë fqinjët e familjes Bllaca që u vranë sot

Sot, rreth orës 13:00 në Gjilan u vranë 5 persona. Një grua, policie aktive e Kosovës varu prindërit dhe dy vëllezërit e saj, dhe në fund edhe veten. Një lajm ky që tronditi jo vetëm qytetin në fjalë por tërë Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Policja, Valdete Bllaca nga Gjilani, e cila ishte zyrtare aktive e policisë së Kosovës, ka vrarë babanë e saj Zeqir Bllaca i cili ishte e moshës 70 vjeçare, nënën Hanife Bllaca 66 vjeçare, dy vëllezërit e saj, Blerim Bllaca 43 vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34 vjeçar.

Siç mësoi Metro, policja në fjalë ishte supenduar më parë nga detyrat e saj në këtë institucion për shkak të problemeve mendore që kishte, ndërsa  i gjithë ky krim i rëndë ndodhi me armën e saj zyrtare.

Fqinjët e tyre kanë thënë se familja Bllaca njihej si një familje e qetë, e dashur dhe nuk kishin hasur në probleme që mund të sillnin deri në këtë pikë, sa të vriteshin nga vajza dhe motra e tyre.

“Ishin të qetë, s’dijmë që kanë pas probleme mes vete, s’i kemi dëgju kurrë të kenë pas probleme e të vinin deri në këtë pikë”, tha një fqinj i tyre.

Blerim dhe Fisnik Bllaca, të vrarë

Ndërsa, i pari i Gjilani Lutfi Haziri tha se kjo familje ka qenë shumë e dashur dhe shumë e respektuar në Gjilan. Ai tha se është një familje atdhetare dhe që kurrë nuk ka pasur probleme.

“Familja Bllaca ka qenë një familje shumë e mirë, atdhetare dhe shumë e respektuar në qytetin tonë”, tha Haziri mes lotësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 tek lagjja ‘Bujanina’ në Gjilan, ku nga qytetarët po thuhet se është një prej vrasjeve më makabre në historinë e këtij qyteti.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka deklaruar se familjen Bllaca e njeh dhe ka qenë shumë bujare, ai tha se ka propozuar që të mbahet një ditë zie në Gjilan pas kësaj ngjarje të rëndë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë