Rusia edhe më tej nuk pranojnë se kanë humbje në njerëz, përderisa Ukraina thotë se ka vrarë 3 mijë rusë që u futën në Ukrainë ditët e fundit, transmeton Gazeta Metro.
Propaganda ruse ka insistuar se Rusia nuk ka humbur asnjë ushtar në betejë në Ukrainë, por realiteti është krejt ndryshe.
Ofanziva ruse është ngadalësuar së tepërmi që nga dita e djeshme, pas rezistencës së vendosur të ushtrisë dhe popullit ukrainas, teksa Ukraina zyrtare thotë se ka vrarë mbi 3 mijë pjesëtarë të ushtrisë pushtuese.
🔞Cruel footage of murdered #Russian soldiers. pic.twitter.com/HbrcxIqIUN
— NEXTA (@nexta_tv) February 26, 2022
Edhe vetë rusët madje raportuan për humbjet e tyre, më saktë për 3.500 rusë të vrarë, por media që e postoi raportin më pas e fshiu atë menjëherë.
🇷🇺 Tass reported the numbers of equipment they lost and servicemen who were killed or taken hostage during the invasion in #Ukraine. But then quickly deleted it. According to that information,more than 3,500 soldiers were killed or captured. Russians need to know what’s happening pic.twitter.com/dSfq2SnJCR
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) February 26, 2022
Pamjet nga e tërë Ukraina kanë dëshmuar për humbjet e mëdha që ka pësuar armata ruse, sidomos në qytetin veri-lindor të Kharkiv dhe në Kherson./gazetametro.net
“No Losses” in Tokarevka near #Kherson pic.twitter.com/w1v1mFaTgX
— NEXTA (@nexta_tv) February 26, 2022