Loading…

Nuk këndellet Kosova, pëson humbje ‘turpëruese’ nga Jordania

  • 10/11/2021 | 19:56

Nuk këndellet Kosova, pëson humbje ‘turpëruese’ nga Jordania

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar një tjetër disfatë e cila mund të quhet turpëruese, kësaj radhe në një ndeshje të karakterit miqësor kundër Jordanisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan Gazeta Metro.


‘Dardanët’ pësuan me rezultat 2-0 në Prishtinë dhe treguan lojë të dobët gjatë gjithë 90’ minutave duke mos krijuar asnjë rast të pastër për gol.

Goli i parë i mysafirëve erdhi në minutën e 18’ të ndeshjes kur mesfushori Faisal shënoi një gol të bukur pasi portieri Arianet Muriq ishte larguar më shumë se që duhet nga porta e tij. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë u zhvillua me një ritëm të dobët nga të dy skuadrat. Trajneri slloven i Kosovës Gliha bëri katër zëvendësime duke inkuadruar lojtarë si Kastrati, Zhegrova, Loshaj dhe Selmani, por të cilët nuk sollën në fushë atë freskinë që pritej.

Një gabim të Mërgim Vojvodës e shfrytëzoi shumë mirë Daradreh që ia doli të realizojë për 2-0 në minutën e 85’ të ndeshje për ta vulosur kështu humbjen e Kosovës.

Ndeshja e radhës për ‘Dardanët’ është ajo kundër Greqisë në udhëtim më 14 nëntor, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë