Loading…
Nuk kishte asnjë familjarë, por në funeral i shkuan 300 persona
  • 14/03/2019 | 12:49

Nuk kishte asnjë familjarë, por në funeral i shkuan 300 persona

Një person me emrin George Thompson, nuk kishte asnjë të aferm, dhe para se të  vdiste kishte frikë se askush nuk do të shkonte në funeralin e tij, por nuk ndodhi ashtu, pasi që në funeral morën pjesë 300 persona, trasnmeton Gazeta Metro.


Deri në moshën 96 vjeç Thompson jetoi një jetë të mrekullueshme dhe fakti që asnjë nuk do shfaqej në funeralin e tij nuk do të ishte një fund i merituar për jetën e tij.

George Thompson ishte pilot i Luftës së Dytë Botërore. Ai fluturoi në xhunglën burmeze në misionet e natës në luftimet kundër Japonisë. Edhe forcat “Royal Air Force” në Britani ishin shqetësuar se asnjë nuk do të vinte ta nderonte Thompson ashtu si e meritonte dhe për këtë ata postuan një kërkesë për pjesëmarrës në funeral.

Përgjigja ishte e mrekullueshme!

Qindra njerëz u shfaqën për të nderuar George Thompson. Varrimi i tij u bë në Hutcliffe Wood në Sheffield, një kishë e vogël, e cila u tejmbush me njerëz. Nga fuqia e internetit, një kërkesë e thjeshtë për njerëz të marrin pjesë në funeralin e një njeriu të madh mori një përgjigje nga rreth 300 njerëz dhe kështu George Thompson  u nderua ashtu si e meritonte./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë