Loading…

Nuk kishte marrëveshje për kthimin në institucione

  • 22/12/2016 | 15:17

Nuk kishte marrëveshje për kthimin në institucione

Pjesëmarrja e disa deputetëve të Listës Serbe në  seancën e sotme parlamentare është bërë me vetë iniciativë.

Kështu ka thënë deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili ka shtuar se nuk ka pasur marrëveshje të përbashkët rreth rikthimit në institucioneve.

“Ne që nga fillimi jemi deklaruar se vendimet duhet të merren në mënyrë unike, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Nuk e di se për çfarë arsye disa kolegë tanë filluan sot punën”, ka thënë Rashiq, raporton RadioKim.

Disa nga deputetët e kësaj Liste u kthyen sot në Kuvendin e Kosovës, pas një periudhe bojkoti ndaj institucioneve të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë