Loading…

‘Nuk mbahet aleanca me do gypa’: Kurti refuzoi gaz-përçuesin amerikan, KEDS paralajmëron krizës të thellë energjetike

  • 02/12/2021 | 12:00

‘Nuk mbahet aleanca me do gypa’: Kurti refuzoi gaz-përçuesin amerikan, KEDS paralajmëron krizës të thellë energjetike

Kompania KEDS përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin e saj për krizën financiare dhe energjetike në të cilën është futur dhe po thellohet edhe më tej, shkruan Gazeta Metro.


KEDS-i thotë se mundësitë financiare janë shterur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta teksa kanë kërkuar ndihmë nga institucionet relevante.

“Në këtë situatë të rëndë energjetike, KEDS dhe KESCO, ashtu sikurse edhe kompanitë e sektorit të energjisë së shteteve evropiane, kërkojnë ndihmën e të gjithë akterëve të sektorit energjetik dhe institucioneve relevante, në mënyrë që këtë rrugë të rënduar mos ta bëjnë të vetme dhe që kjo situatë të afektojë sa më pak që është e mundur konsumatorët në këtë kohë, por edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e KEDS-i.

Kompania KEDS thotë e sezona e dimrit po e vështirëson punën e teksa kanë thënë se duhet të shqyrtohet edhe importi i rrymës për shkak të kapaciteteve prodhuese të cilat nuk janë në propocion me kërkesat e vendit.

“Tani kur po hyjmë në sezonin e dimrit, ne jemi dëshmitar të një trendi të rritjes së konsumit, që kryesisht ndodh pasi pjesa më e madhe e qytetarëve të vendit po ngrohen me energji elektrike. Megjithëse kapacitetet prodhuese në vend kanë shënuar rritje viteve të fundit, kjo rritje nuk është lineare me rritjen e kërkesës për konsumin e energjisë elektrike, dhe respektivisht kjo diferencë e madhe sidomos gjatë kohës së pikut, duhet të mbulohet përmes importit”, thotë KEDS-i.

Duke theksuar se kostot e importit të energjisë elektrike po bëhen të papërballueshme, KEDS thekson se janë të hapur për të bashkëpunuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Kompania thotë se çmimet në tregjet ndërkombëtare aktualisht janë të papërballueshme teka ka kërkuar ndihmë të menjëhershme financiare për ta.

“Varshmëria ndaj importit na ekspozon ndaj lëvizjes së  çmimeve të importit në tregjet ndërkombëtare, e çmimet në tregjet ndërkombëtare aktualisht janë të papërballueshme. Kostot e importit si të tilla nuk janë paraparë gjatë shqyrtimit të fundit tarifor, prandaj, nevoja për mbështetje financiare për sektorin e energjisë është e domosdoshme dhe immediate”

Qeveria e Kosovës javë më parë e ka refuzuar ‘Gazin Amerikan’ i cili sipas ekspertëve do ta zgjidhte përfundimisht problemin energjetik në Kosovë. Sipas shumicës së analistëve në vend, refuzimi i gazit amerikan edhe në aspektin politik ishte gabim.

“Nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtëpamësia juaj”, kishte deklaruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një diskutim në Kuvend për mospranimin e gazit amerikan. Por aktualisht vendi po përballet me krizë energjetike e cila po rrezikon të thellohet edhe më shumë meqë Kosova nuk lëvizi drejtë zgjidhjes së problemit energjetik përmes pranimit të gazit amerikan në vend. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë