Loading…

Nuk mbahet as sot Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

  • 11/11/2020 | 11:42

Nuk mbahet as sot Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të mbahet seanca e paraparë për votimin në shqyrtim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid-19, shkruan Gazeta Metro.


Osmani ka thënë se në mungesë të kuorumit kjo seancë nuk do të mbahet. Ndërsa ka bërë thirrje që të ketë më shumë deputet në seancën tjetër që pritet të fillojë nga ora 12:00, në të cilën do të votohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osamni lajmëroi se në mungesë të deputetëve në sallë seanca do të vazhdojë në orën 12:00.

Kujtojmë, që në këtë seancë  pritej të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonmike e cila pritet të kalojë në leximin e dytë.

Ky ligj u votua shtatë herë derisa kaloi në leximin e parë, ndërsa për të kaluar duhet të votohet edhe sot në leximin e dytë në Kuvend nga deputetët.

Kjo pako është mekanizëm shtetëror si përpjekje e stabilizimit të ekonomisë e cila është goditur nga pandemia COVID-19./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë