Manchester United po vazhdon me ‘avazin’ e njëjtë edhe me trajnerin, Erik ten Hag. Në ndeshjen kundër Brentford ‘Djajtë e Kuq’ pas 45 minutave të para janë duke u mposhtur me rezultat 4-0, transmeton Gazeta Metro.
Brentford është duke bërë befasinë më të madhe në këtë xhiro të Premier League, ndoshta jo vetëm. Në shtëpi ata po ‘shpartallojnë’ Man United.
Golat për skuadrën vendase i realizuan Josh Dasilva 10′, Mathias Jensen 18′, Ben Mee 30′ dhe Bryan Mbeumo 35′.
Mbrojtja e ‘Djajve të Kuq’ lë shumë për të dëshiruar, ndërsa për ta vulosur edhe më shumë ishte edhe gabimi trashanik në golin e parë nga portieri spanjoll, David de Gea.
United edhe javën e kaluar pësoi humbje në ‘Old Trafford’ kundër Brighton me rezultat 1-2 dhe javën e ardhshme do të pres në shtëpi Liverpool. /gazetametro.net