Diplomati amerikan ka qenë i prerë edhe sa i përket zgjedhje të parakohshme. Ai ka thënë se ato duhet të mbahen sipas orarit, pra në vitin 2018.
Sipas Yee, këshilla e amerikanëve është që Kosova ka çështje të rëndësishme para vetes dhe se zgjedhjet vetëm se i parandalojnë reformat.
“Nuk mund t’u ikni përgjegjësive duke mbajtur zgjedhje të parakohshme” ka theksuar ai gjatë një interviste në RTK.