Loading…

Nuk ndalen abuzimet: Aktivisti i VV’së në diasporë i mbush 6 fletëvotime

  • 03/02/2021 | 00:17

Nuk ndalen abuzimet: Aktivisti i VV’së në diasporë i mbush 6 fletëvotime

Disa votues nga Diaspora të cilët mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje, kanë filluar abuzimet dhe duke mos e përfillur ligjin, shkruan Gazeta Metro.


Në grupin e njohur të VV’së, i cili quhet “mekryeministrin”, disa votues nga diaspora kanë postuar fotografi duke votuar dhe mbushur disa fletëvotime nga një person.

Këta votues, nuk kanë përfillur ligjin, duke fotografuar fletëvotimin dhe publikuar ato në rrjete sociale.

Madje, personi me inicialet B.E, ka mbushur gjashtë fletëvotime ku ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe atë e ka publikuar në Facebook.

Po ashtu, njëjtë ka bërë edhe një person tjetër me inicialet F.A, i cili ka mbushur katër fletëvotime ku ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe i ka publikuar në Facebook.

Në muajin qershor të 2017-ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori vendimin për ndalimin e fotografimit të votës.

Bazuar në praktikat e mëparshme, personat të cilat kanë fotografuar votën janë përballur me ligjin.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë