Loading…

Nuk ndalet Haradinaj: Kryeministri në largim thotë se vizat janë punë e kryer tashmë

  • 21/01/2020 | 09:57

Nuk ndalet Haradinaj: Kryeministri në largim thotë se vizat janë punë e kryer tashmë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, edhe një herë është deklaruar rreth liberalizimit të vizave, duke cilësuar se kjo punë tashmë është kryer dhe se ato së shpejti do të heqen, shkruan Gazeta Metro.


Në një intervistë për insajderin, Haradinaj tha se liberalizimi i vizave do të ndodhë sapo të formohet Qeveria e re.

 “Nëse krijohet qeveria  unë e shoh një lajm të mirë, lajmi i mirë është se do të marrim liberalizimin e vizave sa më shpejt besoj, cilado qeveri që krijohet se është proces i kryer, dhe ky është një lajm i mirë se është kry realisht. Veç nevojitet formimi i qeverisë, që Kosova të ka një qeveri që e shpejton, por është problem mos krijimi i qeverisë”, ka thënë ai.

Ai në fund ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

 “Nuk është problem me mua, se janë kryer krejt etapat deri te liberalizimi i vizave, megjithatë s’po bëhet qeveria, dhe të gjithë e dimë që duhet me u bë, edhe ajo po jetë si pikëpyetje”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se në vitin që lam pas Haradinaj i premtpoi disa herë vizat, duke thënë se ato do të heqen një herë në shtator, pastaj për Krishtlindje.

Ndërsa në një deklaratë dhënë në fillim të 2020’tës, Haradinaj tha se ky proces mund të përfundojë në fillim të muajit mars./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë