Loading…
Nuk ndalet Serbia: Ky është shteti i radhës që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës
  • 19/08/2019 | 09:00

Nuk ndalet Serbia: Ky është shteti i radhës që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Serbia nuk po ndalet pavarësisht thirrjeve, autoritetet serbe kanë paralajmëruar se shteti i radhës që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës është Togo, shkruan Gazeta Metro.


Shteti i cili me 2 korrik të 2014 kishte njohur si shtet Kosovën, tani po thuhet nga serbët se ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

Kështu po thotë portali serb ‘Alo’ atje i afërt me diplomacinë e Jashtme të Serbisë dhe shefin e saj Ivica Dacic.

“Pavarësisht presionit të madh nga disa nga vendet më të mëdha, veçanërisht SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, një vend tjetër, i pesëmbëdhjetë me radhë, ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës”, shkruan ky medium.

“Shumë shpejt do të kemi më shumë tërheqje të njohjes së të pavarësisë së Kosovës, sepse të paktën dy vende afrikane janë një hap larg nga ndjekja e shembullit të Togos” .

Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë rreth 4,2 milionë banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Kryeqytet i Togos është Lome, ndërsa frëngjishtja është gjuhë zyrtare.

Kujtpojmë se  Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të njohura si shtetet e QUINT-it, të martën e lamë pas, pra më 13 gusht, i kanë bërë thirrje Serbisë që të ndalojë propagandën e saj kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve../gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë