Loading…

Nuk ndalet Vucic, kërcënon haptazi me sulm ushtarak Kosovën

  • 28/03/2018 | 18:48

Nuk ndalet Vucic, kërcënon haptazi me sulm ushtarak Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka vazhduar me deklarata kërcënuese ndaj Kosovës, edhe pas bisedës telefonike me homologun rus Vladimir Putin.


Duke folur për mediat në Beograd, Vucic tha se kësaj radhe përkrahja e Putin ishte më me madhe se  asnjëherë më parë.

E nuk hezitoi edhe të kërcënonte shtetin e Kosovvës, nëse ia mësyn edhe nëj herë të dërgojë forcat e rendit në veri, transmeton GazetaMetro.net

“Gjithmonë do të zgjedh opsionin e ruajtjes së paqes, nëse nuk arrijmë te situata e fundit ku kërcënohet populli. E kuptova se janë të papërmbajtshëm ndaj Marko Djuric’it, por nuk kam mundur të paramendoj se Prishtina do të sillte një vendim të tillë. Ata vendosën kështu sepse situata në botë nuk po u shkon për shtati. Dëshirojnë të marrin veriun e Kosovës, për të qenë në pozitë sa më të mirë. Ata e dinë deri ku mund të shkojnë, nëse e kapërcejnë këtë, do e marrin përgjigjen”, deklaroi Vucic, duke aluduar kështu në intervenim ushtarak nëse Kosova ndërhyn me forcat e rendit në veri.

“Ata dëshirojnë të marrin veriun, për t’ua hequr serbëve edhe mundësine e fundit për cfarëdo kompromisi për Kosovën”, ka thënë Vucic.

Biseda ndërmjet Vucic dhe Putin thuhet të ketë zgjatur 1 orë.

“Sa i përket Kosovës, Putin e dënoi ashpër sulmin mbi Marko Djuric dhe atë të ROSU në veri të Kosovës. E pyeta për këshillën e tij, duke marrë parasysh që jemi pajtuar që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore”, theksoi Vucic.

Më herë gjatë ditës, Vucic ka pohuar se e kishte shqyrtuar mundësinë të niste drejt veriut të Kosovës ushtrinë serbe, me rastin e interventimit të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë