Loading…

Nuk ndalet VV: Sveçla duke e kopjuar fjalimin e Kurtit, vazhdon sulmet ndaj Valdete Dakës

  • 21/01/2021 | 12:43

Nuk ndalet VV: Sveçla duke e kopjuar fjalimin e Kurtit, vazhdon sulmet ndaj Valdete Dakës

Pas kërcënimeve dhe sulmeve që ia bëri përmes deklaratave të djeshme nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, tani reagime kanë ardhur sërish nga kjo parti, shkruan Gazeta Metro.


Një tjetër sulm tani ka ardhur nga anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla, i cili duke kopjuar shefin e tij Albin Kurti, ka shkruar një status për Valdete Dakën.

Sveçla ka ironizuar me Dakën duke i thënë që të update-ohet pasi nuk është në vitin 2020, në kohën e e presidentit Hashim Thaçi e Richard Grenell.

Tutje ai shkoi duke paragjykuar Dakën se nuk do ta voton me 14 shkurt VV’në dhe se po keqpërdor preferencën e saj personale si kryetare e KQZ’së.

Shkrimi i plotë nga Sveçla:

Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej.

Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë