Loading…

Nuk pajtohen në dy pika të Rezolutës për Haradinajn

  • 10/01/2017 | 21:27

Nuk pajtohen në dy pika të Rezolutës për Haradinajn

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të pajtohen janë rreth rezolutës së përbashkët, e cila kërkon lirimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, theksoi se nuk është arritur konsensus që të kenë një rezolutë të përbashkët në lidhje me ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lekaj ka treguar se nuk pati konsensus në dy pika të rezolutës të paraqitur nga AAK’ja, e cila u mbështet mbështet nga Vetëvendosje dhe Nisma.

Përfaqësuesit e PDK’së dhe LDK’së thanë se nuk janë pajtuar në dy pikat e fundit të rezolutës, ndërkaq shtuan se kanë mbështetur tre pikat e tjera.

Kjo është rezoluta e propozuar nga AAK:

1. Lirimi pa kushte i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, të ndodh sa ma shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore.

2. Qeveria e Kosovës të kërkojë me ngulm përfshirjen direkte të Bashkimit Evropian, përmes përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme, znj. Frederica Mogherini, që të përshpejtohet lirimi, nga shteti francez, i ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

3. Qeveria e Kosovës obligohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të informojë të gjitha instancat ndërkombëtare se, refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë dhe konform kësaj të kërkojë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

4. Të ndërpriten bisedimet me Serbinë, deri në anulimin e të gjitha fletë-arresteve të lëshuar nga Serbia, kundër ish-udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së në Interpol.

5. Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i të gjithë përgjegjësve kryesorë të negociatave me Serbinë, për shkak se janë të vetmit që kanë mundur të jenë të informuar se cilët persona kanë urdhër-arreste nga Serbia në Interpol, meqë Kosova nuk është anëtare e Interpolit, nga ku do të mund të merreshin informata zyrtare për emrat që kanë fletë-arreste të tilla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë