Loading…

‘Nuk po u shkojnë pakot ish-krerëve të UÇK’së në Hagë’, ky është sqarimi i ministres Shwarz

  • 10/06/2021 | 18:08

‘Nuk po u shkojnë pakot ish-krerëve të UÇK’së në Hagë’, ky është sqarimi i ministres Shwarz

Ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së aktualisht nuk mund të pranojnë në dhomat e tyre të burgut në Hagë pakot nga familjarët e tyre në Kosovë që zakonisht u shkonin përmes MPJ-së. Ministria ka dhënë një sqarim për këtë.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), aktualisht nuk është duke shërbyer si rrugë përmes së cilës familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë u dërgojnë atyre pako me gjësende, siç kishte ndodhur deri tash.

Në një përgjigje për Gazetën Express, MPJD-ja ka thënë se ka skaduar kontrata me operatorin që e kryente procesin e dërgimit të pakove për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se po punon për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për këtë çështje.

“MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigje.

Më herët gjatë ditës, Gresë Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është ankuar se nuk po mund t’i dërgojnë ish-kryeparlamentarit në Hagë pako me gjëra esenciale.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt!”, ka shkruar Gresë Krasniqi në një postim në Facebook.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë