Loading…

Nuk pranohet shtyrja, fillon debati për murin

  • 23/12/2016 | 17:40

Nuk pranohet shtyrja, fillon debati për murin

Ka filluar Seanca Plenare, lidhur me ngritjen e murit ilegal, në veri të Mitrovicës.


Pas shumë debateve për shtyrje nga ana e AAK’së, me votim është vendosur që të vazhdohet me debat.

Deputeti i AAK’së Pal Lekaj, ka thënë se nëse do të duhej të ndërtohej një murë, ai duhet të bëhej në kufi, me barbarinë serbe e jo në Mitrovicë.

“Vuçiqi dhe Daçiqi po tregojnë se janë mbi kokën e Millosheviqit. Kur e shikojmë këtë Qeveri të Kosovës, kuptojmë përse ato koka ndërtojnë mure sepse nuk ka kush t’u dal përpara. Pse Kosova ballafaqohet me sfida të sigurisë, veçanërisht për Mitrovicën, ani pse marrin paga prej këtij buxheti të shtetit. Tash së fundmi ndërtohet një mur, i cili betonon ndarjen e Kosovës”, tha Lekaj.

Lekaj ka kërkuar nga Edita Tahiri që të tregojë se a ka qenë në dijeni për murin.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga deputetët në parlament që të ndërrmarrin hapa konkret, rreth çështjes së murit.

“Kjo mund ta kthejë një rrezik të madh për shtetin e Kosovës. Këto veprime të fundit, muri dhe ndërtesa janë dy gjëra të këqija, ngase janë goditje për sovranitetin territorial të Kosovës. Nëse dikush sot e ka pranuar heshtazi ndarjen, për neve nuk do të ndodhë asnjëherë. Mitrovica do të bëhet njëjtë sikur Peja. U themi qytetarëve të Mitrovicës që të durojnë edhe disa ditë , sepse do të vijë dita kur do ta bëjmë atë pjesë një”, tha Lekaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë