Loading…

Nuk pritej: Gjermania në recesion ekonomik në çerekun e parë të këtij viti

  • 25/05/2023 | 15:11

Nuk pritej: Gjermania në recesion ekonomik në çerekun e parë të këtij viti

Ekonomia gjermane ka përjetuar një rënie të papritur të ekonomisë për çerekun e parë të vitit e cila vendosur vendin formalisht në recesion, transmeton Gazeta Metro.


Bruto produkti i përgjithshëm (GDP) i Gjermanisë ka rënë për 0,3% në periudhën nga janari në mars sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Zyra Federale e Statistikave.

Këto shifra kanë qenë tronditëse për qeverinë gjermane e cila javë më parë parashikoi rritje më të lartë ekonomike sidomos pas dimrit që kishte vështirësi me energji elektrike.

Qeveria gjermane kishte parashikuar se GDP e tyre do të rritej nga 0.2% në 0.4% gjatë fundit të janarit. Ky parashikon doli të jetë i gabuar.

Gazeta gjermane Bild raporti se ekonomia e vendit ka rënë për 0,5% në dimrin e vitit 2022.

Sipas ekonomisteve gjerman, inflacioni i lartë me çmime 7.2% më të larta se vitin e kaluar i ka reduktuar shpenzimet konsumuese.

Bundesbanka është shprehur optimiste duke projektuar se Gjermania do të dalë nga ky recesion para përfundimit të këtij viti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë