Loading…

‘Nuk provohet shteti o djem’: Komenti më me vend për vitin 2021, është nga Fatmir Limaj

  • 01/01/2022 | 11:10

‘Nuk provohet shteti o djem’: Komenti më me vend për vitin 2021, është nga Fatmir Limaj

Me 3 shkurt të vitit 2021, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte bërë një koment interesant në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021’ës, kur kishte thënë “nuk provohet shteti o djem”, duke asociuar në zgjedhjen e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Njëra ndër deklaratat më interesante dhe ndoshta që edhe sot bind shumë qytetarë për mentalitetin e Qeverisë Kurti, është deklarata e Fatmir Limaj.

Ai në prag të zgjedhjeve të shkurtit, pra para se Kurti të zgjidhje kryeministër, kishte bërë deklaratë interesante që në fillim për disa u duk qesharake.

“Nuk provohet shteti o djem, nuk provohet shteti, hajt ta provojmë. Na duhet shtet me provojë dhe me njerëz të ri”, kishte thënë Fatmir Limaj.

Limaj këtë deklaratë e kishte komentuar edhe shtatë muaj më vonë pas situatës të tensionuar të krijuar në veri të Kosovës.

“Duhet të kemi kujdes se në duart të kujt është shteti, e si të trajtohet shteti. Njohja ndaj vetë shtetit, është diçka që fitohet ndalëgadalë. Përveç që jam munduar që të ngris vëmendjen, e kemi një shtet që nuk duhet të testohet çdo ditë. Nuk duhet të provohet çdo ditë. Parashikimet e mia pesimite për vendin nuk ka qenë asnjëherë me u ndalë”, kishte deklaruar në shtator kreu i Nismës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë