Loading…

‘Nuk provohet shteti, o djem’: Olluri tallet keq me ‘videon banale’ të VV’së

  • 03/10/2022 | 19:02

‘Nuk provohet shteti, o djem’: Olluri tallet keq me ‘videon banale’ të VV’së

‘Nuk provohet shteti, o djem’ kishte thënë lideri i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, duke asociuar në zgjedhjen e Qeverisë Kurti. Këtë deklaratë të tij e ka komentuar gazetari Parim Olluri pas publikimit të një video të VV’së në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër ish-krerët e vendit, transmeton Gazeta Metro.


Olluri në një postim në Facebook e ka rekomanduar kreun e NISMA’s që të komentoj në atë video, frazën e thënë nga ai para gati dy vitesh.

”Kesaj videos banale propagandistike te Vetevendosjes, Fatmir Limaj eshte mire me ia shkru te komentet: Nuk provohet shteti, o djem!,” shkruan Olluri.

Në videon e publikuar, VV shpërfaqet si parti që nuk ka bashkëpunuar me partitë opozitare, edhe pse ata gjatë kohës që ishin në opozitë kanë pasur bashkëpunime me të gjitha partitë politike, përveç me Partinë Demokratike të Kosovës.

Pas publikimit të saj ka pasur reagime të shumta edhe nga opozita e vendit. /gazetametro.net 

Siç thotë Çitaku qeverisja e Vetëvendosjes, shpjegohet me dy rreshta

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë