Loading…
Nuk rishikohet buxheti, Qeveria fajësohet për paaftësi  
  • 02/07/2019 | 20:31

Nuk rishikohet buxheti, Qeveria fajësohet për paaftësi  

Për të dytin vit radhazi nuk rishikohet buxheti, opozita dyshon në aftësinë e Qeverisë
Ministria e Financave ka vendosur që as këtë vit të mos ketë rishikim të buxhetit, transmeton Gazeta Metro


Tash e dy vjet të Qeverisë Haradinaj, asnjëherë nuk është rishikuar buxheti për vitin fiskal

Në një përgjigje me shkrim nga ky institucion, thonë se arsye për këtë vendim janë afatet kohore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka thënë se në tremujorin e fundit, ministria ka të drejtën ligjore që të veprojë për rialokim të mjeteve.

Por, sipas opozitës, kjo nuk është arsyeja pse Qeveria Haradinaj për të dytën herë me radhë nuk e rishikon buxhetin për vitin fiskal.

Armend Zemaj nga LDK-ja, thotë që ekzekutivi është i paaftë të menaxhojë me buxhetin.

E, rishikimi i buxhetit shihet i nevojshëm nga ana e Institutit Demokratik të Kosovës.

Agnesa Haxhiu nga ky institut, thotë që deputetët e Kuvendit të Kosovës do të duhej të ishin ata që ushtrojnë presion që ky proces të bëhet./KTV/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë