Loading…
Nuk shpëtojnë as taksit ilegalë: Konfiskohen 21 prej tyre në ditën e parë të aksionit
  • 16/04/2019 | 08:45

Nuk shpëtojnë as taksit ilegalë: Konfiskohen 21 prej tyre në ditën e parë të aksionit

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka konfiskuar vetëm gjatë ditës së hënë 21 automjete, që kanë transportuar udhëtarë apo mallra, në mënyrë të kundërligjshme.

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” shefi i sektorit të rendit komunal të Prishtinës, Alban Ymeri, duke thënë se aksioni është kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës duke u bazuar në Ligjin për Transport.

Ndërsa, kjo ka qenë dita e parë e fillimit të këtij aksioni për ndaljen dhe konfiskimin e transportuesve ilegalë nga ana e Komunës së Prishtinës, e cila për afro dy vjet nuk ka ndërmarrë aksione të këtilla, pasi që nuk ka pasur kompani të kontraktuar të merimangës.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar të hënën publikisht se që nga kjo e hënë, Komuna do të fillojë me masa shtesë për automjetet, siç ka thënë ai, “për të krijuar rend dhe rregull në transport”.

Ai ka theksuar se sipas Ligjit dhe Rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë në parkingun e Komunës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë