Loading…

Nuk sigurohet kuorumi, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi: Të pranishëm vetëm 6 deputetë

  • 13/10/2026 | 11:51

Nuk sigurohet kuorumi, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi: Të pranishëm vetëm 6 deputetë

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion nuk ka arritur t’i miratojë pikat e rendit të ditës, pasi në mbledhje nuk ishin të pranishëm mjaftueshëm anëtarë, transmeton Gazeta Metro.


Në sallë morën pjesë vetëm gjashtë anëtarë të komisionit, ndërsa takimi nisi me 35 minuta vonesë.

Kryetari i komisionit, Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, u bëri thirrje deputetëve që në mbledhjet e ardhshme të jenë më të përpiktë dhe t’i përmbahen orarit të dakorduar.

“Ju kisha lutë kolegëve deputetë që ta respektoni kohën, për cilën pajtohemi për shkak se jemi me diku 35 minuta vonesë. Deputetët tjerë kanë mbledhje në komisione të tjera, kështu që ju kisha lutë për herë të ardhshme që ta respektojmë kohën për cilën jemi pajtuar bashkërisht. Kemi lënë të martën në orën 10:00 edhe ta respektojmë këtë kohë”, tha Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë