Loading…

Nuk u akordua faull: Momenti kur mbrojtësi i Tottenham ‘i shkul’ flokët Cucurellas

  • 14/08/2022 | 21:00

Nuk u akordua faull: Momenti kur mbrojtësi i Tottenham ‘i shkul’ flokët Cucurellas

Dueli i sotëm i zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ mes Chelseat dhe Tottenham Hotspur do të mbahet mend gjatë. Përveç se u realizuan katër gola dhe vetëm në fund u barazua rezultati nga Spurs, pati kacafytje mes trajnerëve Thomas Tuchel dhe Antonio Conte, ndërsa edhe në një moment mbrojtësi i mysafirëve, Cristian Romero, për pak ‘i shkuli’ flokët, Marc Cucurellas, transmeton Gazeta Metro.


Derbi i Londrës prodhoi gjithçka ditën e sotme dhe ishte një ndeshje tipike angleze. Chelsea e cila kaloi dy herë në avantazh, në fund u befasua me golin e Harry Kane në minutën e 96’të i cili i siguroi një pikë skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.

Por, para se të realizonte Kane në një goditje nga këndi mbrojtësi argjentinas, Cristian Romero e ngrehi nga flokët Cucurellan dhe u diskutua shumë përse nuk u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, Anthony Taylor.

Pasi nuk u morë asnjë vendim për një faull të mundshëm në mbrojtësin e transferuar së fundmi te ‘Blutë e Londrës’, në goditjen tjetër nga këndi u shënua edhe goli i barazimit.

Rreth gjykimit me standarde të dyfishta pas ndeshjes reagoi edhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel. Ai u shpreh tejet i nervozuar me vendimet e Taylor.

”Të dy golat e Spurs nuk duhet të qëndrojnë. Vetëm një ekip e meritonte të fitonte, kjo ishim ne. Nuk e di sa ndërhyrje taktike bënë sot Hojbjerg dhe Bentancur. Kur Reece James bëri një faull taktik, u ndëshkua me karton të verdhë, sa faulle taktike bëri Hojbjerg sot?,” tha ai për SkySports.

Të dyja skuadrat tani kanë nga katër pikë pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League. Spurs janë vendin e katërt, ndërsa skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel në pozitën e shtatë pasi kanë gol diferencë më të dobët. /gazetametro.net

Tuchel dhe Conte përplasen ashpër me njëri-tjetrin, reagojnë edhe lojtarët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë