Loading…

Nuk u distancuan nga akuzat e zv.ministrit: Pokurorët ndërpresin bashkëpunimin me Qeverinë

  • 25/10/2021 | 18:01

Nuk u distancuan nga akuzat e zv.ministrit: Pokurorët ndërpresin bashkëpunimin me Qeverinë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Qeverinë pasi këta të fundit nuk u distancuan nga deklaratat e zëvendësministrit Blerim Sallahu, i cili ka bërë deklarata të rënda, duke thënë se prokurorët janë involvuar në veprime kriminale, përcjellë Gazeta Metro. 


Sallahu, përmes një postimi në Facebook, kishte bë akuza të rënda ku kishte thënë se edhe prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale.

Ndërsa menjëherë kishte reaguar Këshilli Prokurorial ku kishte kërkuar nga Qeveria që të distancohen nga deklaratat zëvendës ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, e një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Përkundër bashkëpunimit të deritashëm reciprok në procese të ndryshme me Ministrinë e Drejtësisë, siç janë: rishikimi funksional, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe shprehjes së vullnetit të mirë të sistemit prokurorial për ta forcuar bashkëpunimin në avancim të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, deklaratat e fundit, të bëra nga Zëvendësministri i Drejtësisë, i cili i ka quajtur prokurorët të involvuar në veprimtari kriminale, e bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial, Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë lëshuar sot një takim që kanë pasur me Ministrinë e Drejtësisë.

“Është e pakuptimtë që ne të flasim në suaza të respektit, kolegjialitetit dhe mirëbesimit me dikë që i quan prokurorët të involvuar ne veprimtari kriminale”, thuhet tutje në reagim.

KPK ka lënë megjithatë një derë të hapur për bashkëpunim por sipas tyre kjo do të bëhet “duke e ruajtur ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë institucionale”.

“Sistemi Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar dhe i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë pa përjashtim, brenda parimeve profesionale, gjithmonë duke e ruajtur ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë institucionale dhe në ketë drejtim është thelbësore të ndërtohet besimi i ndërsjellë, të kultivohet një qasje konstruktive, pa paragjykime dhe e bazuar në objektivitet”, thuhet në fund të reagimit të lëshuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë