Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati me sa duket i ka disa hatërmbetje me organizatorët e festivalit “Sunny Hill”, që organizohet nga babai Dua Lipës.
Duke bërë një “Ask me a Question” këngëtarja është pyetur për disa tema të prekshme ku një ndër to ishte dhe festivali i mbajtur në Kosovë.
Shumë fansa i kanë thënë Ronelës se ajo duhet të ishte e ftuar në “Sunny Hill Festival”.
E njohur për batutat dhe ironitë e saj, Ronela nuk ngurroi të përgjigjej, duke shtuar se: “S’jemi në atë nivel akoma”.
Ronela Hajati vetëm pak kohë më parë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion” në kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës europiane, duke mos arritur të shkojë as në finale.