Loading…
Nuk u janë përmbushur kërkesat: Në Beograd vazhdojnë protestat kundër pushtetit të Vucicit
  • 20/04/2019 | 18:50

Nuk u janë përmbushur kërkesat: Në Beograd vazhdojnë protestat kundër pushtetit të Vucicit

Qytetarët dhe opozita serbe kanë vazhduar sot me protestën e radhës në Beograd kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit, meqë, siç kanë thënë, nuk janë përmbushur kërkesat e javës së kaluar në tubimin e madh para Kuvendit të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Në tubimin e javës së kaluar janë paraqitur kërkesat për formimin e një komisioni të përbashkët të pushtetit e opozitës për definimin e kushteve për zgjedhje fer e të ndershme, zgjedhja e përbërjes së re të Trupit rregullativ për mediet elektronike dhe zgjdhja e ekipit teknik e redaktorial të Radiotelevizionit të Serbisë dhe Tadiotelevizionit të Vojvodinës. Pushtetit i ishin dhënë gjashtë ditë afat për t’u përgjigjur.

Përfaqësuesit e protestës ka thënë se janë të gatshëm për bisedë me organet kompetente në ditët e ardhshme të t’i delegojnë përfaqësuesit për tri grupet e propozuara punuese.

Kryetari i Partisë popullore serbe dhe njëri prej liderëve të koalicionit Lidhja për Serbinë Vuk Jeremic ka thënë se është e domosdoshme të vazhdohet me protesta deri në rrëzimin e pushtetit të Aleksandar Vucicit.

“Këto protesta… me asnjë çmim nuk bën të shuhen e të ndalojnë”, ka thënë Jeremic në mbledhjen e këshillit qendror të asa partie.

Në tubimin e sontëm nënshkruesit e marrëveshjes me popullin kanë dalë me propozimin për formimin e ekipit të ekspertëve e personaliteteve jashtëpartiake që në bisedime eventuale me pushtetin të paraqesin planin për temat e propozuara për bisedime.

Dje në Beograd është mbajtur një tubim i paralajmëruar e i përgatitur gjatë me përkrahësit e Vucicit, si kundërpeshë e protestave të qytetarëve e të opozitës kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit në Beograd, të cilat po vazhdojnë nga nëntori i vitit 2018, ndërsa në ndëkrohë janë përhapur edhe në rreth njëqind qytete tjera./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë