CR7 ishte heroi i Manchester United edhe njëherë.
Ylli portugez shënoi ndaj Atalantas në minutat e fundit të duelit të Ligës së Kampionëve për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe për të shmangur humbjen turpëruese në Itali për ekipin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas dy golave të realizuar, Ronaldo dukej mjaft i lumtur dhe bëri një gjest interesant teksa shkoi në dhomat e zhveshjes.
Sipas gazetarit, Brad Cox, Cristiano Ronaldo përshëndeti dhe ia dërgoi një puthje ultrasve të Atalantës teksa po ecte për në dhomat e zhveshjes.
E gjithë kjo erdhi pasi ata fishkëllyen lojtarin gjatë tërë ndeshjes.
Ronaldo blows a kiss and waves at the Atalanta ultras as he walks down the tunnel…brave man! #MUFC #UCL
— Brad Cox (@BradJCox_) November 2, 2021