Loading…

 ‘Nuk ulemi në një tavolinë me serbët’: Deputetja e VV’së thotë se kjo parti tash do ketë edhe më shumë takime

  • 08/12/2019 | 23:40

 ‘Nuk ulemi në një tavolinë me serbët’: Deputetja e VV’së thotë se kjo parti tash do ketë edhe më shumë takime

‘Nuk ulemi në një tavolinë me serbët’, kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar jo shumë muaj më parë nga Vetëvendosje, por sot deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci, tha se tash priten edhe shumë takime të tjera në rajon e gjithandej, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se këso takime do të ketë gjithnjë më shumë e më shpesh.

“Një është e sigurtë. Përfaqësuesit e Lëvizjes, tani gjithnjë më shumë e më shpesh do të marrin pjesë në takime e ngjarje në rajon dhe gjithandej”, ka shkruar ajo.

Tutje Ngavci ka shkruar se duhet sa më parë të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe të formohet Qeveria.

Postimi i plotë në Facebook:

Kërkesat e qytetarëve nga dhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! me të drejtë janë të shumta dhe të veçanta. Kjo është e pritshme, ne kemi vendosur tjera standarde dhe ato duhet e do t’i mbajmë lartë.

Qytetarët na besuan, tani do të na mbajnë përgjegjës, dhe bëjnë mirë. Është koha e fundit që në këtë vend të ketë llogaridhënie.

Një është e sigurtë.
Përfaqësuesit e Lëvizjes, tani gjithnjë më shumë e më shpesh do të marrin pjesë në takime e ngjarje në rajon dhe gjithandej.
Përfaqësimi e negocimi s’do të jetë gjithnjë i lehtë sepse shumë pazare e kompromise të dëmshme për Kosovën, si simbolet, Lista Serbe, Gjykata Speciale e dëme të tjera janë bërë tashmë.
Andaj dhe duhet të kemi besim e dinjitet, mbështetje e kujdes.

Ne në Lëvizje këtë e dimë mirë dhe secili që përfaqëson Lëvizjen dhe qytetarët mbron interesat e tyre, delegohet dhe raporton. Si gjithnjë jemi maksimalisht të përkushtuar e plotësisht të angazhuar që interesat e Kosovës t’i kemi në rradhë të parë.
Duhet sa më parë të konstituohet Kuvendi e të formohet Qeveria. Të filoi puna e të përfaqësohemi denjësisht si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Të jemi palë të barabarta si me miqtë ashtu dhe përballë atyre që s’na njohin e na mohojnë, sepse ne jemi realitet i padiskutueshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë