Loading…

Numërimi i votave të diasporës përfundon sonte: Kjo parti po del e para

  • 16/10/2019 | 17:12

Numërimi i votave të diasporës përfundon sonte: Kjo parti po del e para

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë, transmeton Gazeta Metro.


Ky proces do të përfundojë sonte, ndonëse në mëngjes është thënë se numërimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Deri në këto momente janë numëruar gjithsej 5242 fletëvotime.

Në bazë të rezultatit prin Lëvizja Vetëvendosje me 2553 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 972 vota. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 825 vota nga diaspora.

Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marr 369 vota kurse koalicioni Nisma- AKR-PD ka marr gjithsej 356 vota./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë