Loading…

Numërohen 175 vendvotime deri me tani

  • 19/10/2019 | 17:26

Numërohen 175 vendvotime deri me tani

Komisioni Qendrorë i zgjedhjeve është duke vazhduar rinumërimin e 530 vendvotimeve në të cilat u evidentuan parregullsi, transmeton Gazeta Metro.


Deri në orën 16:00, janë rinumëruar 33 për qind ose 175 vendvotimeve nga 530 sa do të numërohen.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se numri i tërësishëm i vendvotimeve që janë rinumëruar deri në këtë kohë është 175.

“Deri në orën 16:00 të ditës së shtunë janë rinumëruar 175 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm i tyre që pritet të rinumërohen. Pra, deri më tani janë rinumëruar 33% e vendvotimeve të parapara”, ka thënë ai.

Ndryshe, procesi i rinumërimit të votave është duke u monitoruar nga Policia e Prokuroria. Kjo me kërkesë të kryetares së KQZ’së, Valdete Daka në mbledhjen e fundit ku edhe u miratuan rekomandimet e QNR’së për të shkuar në rinumërim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë