Loading…

Numërohen mbi 23 mijë vota me kusht: Ky është rezultati deri tani

  • 25/10/2019 | 23:11

Numërohen mbi 23 mijë vota me kusht: Ky është rezultati deri tani

Procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara në Qendrën e Numërimit të votave është gati në përfundim, ku deri më tani janë numëruar 23201 vota, shkruan Gazeta Metro.


Deri më tani janë numëruar 23 mijë e 201 vota me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar dhe fituese po del të jetë Lëvizja Vetëvendosje (VV).

VV është duke kryesuar me 6783 vota, e cila po ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ku ka 5025 vota.

Ndërkaq sipas këtij numërimi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deri më tani është partia e tretë, ku ka arritur të mbledhë 4648 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 3060 vota, ndërsa koalicioni Nisma-AKR ka 1199 vota.

Procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ka filluar gjatë ditës së djeshme.

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë