Janë numëruar votat e diasporës për komunën e Junikut, ku nga 843 zarfe nga diaspora të aprovuar nga KQZ, shumica i kanë takuar kandidatit nga LDK, Ruzhdi Shehu, shkruan Gazeta Metro.
Gara në komunën e Junikut ka qenë mjaftë interesante, ku kandidati i AAK’së nuk arriti të fitoj për vetëm 70 vota në votat e rregullta. Agron Kuçi nga AAK mori 1.062 vota, ose e thënë ndryshe 47.26% në votat e rregullta. E kandidati i LDK’së, Ruzhdi Shehu i cili doli i dyti me 851 ose ndryshe 37.87% të votave.
Ndërsa nga AAK kishin varur shpresat se do të fitonin pa balotazh, duke pritur votat nga diaspora, por nuk doli të jetë kështu pasi nga 843 vota të diasporës, 446 i ka marrë kandidati i LDK’së Ruzhdi Shehu, ndërsa ai i AAK’së Agron Kuçi, ka marrë 332.
VV në këtë komune ka marrë 61 vota nga diaspora, ndërsa PDK 4 vota./gazetametro.net