Loading…

Numri më i madh i migrantëve ndonjëherë për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, u ndal nga Forcat Kufitare

  • 11/09/2019 | 10:47

Numri më i madh i migrantëve ndonjëherë për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, u ndal nga Forcat Kufitare

Janë ndalur rreth 86 migrantë nga Forcat Kufitare britanike, teksa u përpoqën që me anije të vogla të kalonin Kanalin në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Gazeta Metro.


Numri më i madh ndonjëherë i migrantëve, të ndarë në dy grupe të cilët u prezantuan si iranianë, irakianë dhe turq, u arrestuan dhe u transferuan te zyrtarët e imigracionit për tu marrë në pyetje.

Zëdhënës të Zyrës së Brendshme, përgjegjës për imigrimin, sigurinë, ligjin dhe rendin, kanë thënë se janë duke punuar edhe me autoritetet franceze për të trajtuar këtë veprimtari të rrezikshme dhe të paligjshme.

“Kjo çështje është shpallur si incident i madh, duhet vendosur më shumë burime edhe përgjatë bregdetit francez në mënyrë që të përgjohen dhe të ndalohen kalimet”, kanë deklaruar zëdhënësit e këtij departamenti.

Në janar të këtij viti është hartuar një plan i cili përfshinte një investim prej 6 milion funta në pajisjet e sigurisë për plazhet dhe portat bregdetare. Kurse numri i migrantëve të marrë nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar gjatë këtij viti mendohet të ketë kaluar tashmë mbi 1 mijë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë