Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, iu ka drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke i thënë se po shpërtheu zemërimi i veteranëve, s’mund të gjesh ekzaltimin në birën e miut. Nura ka thënë kështu pas arrestimit të invalidit të luftës Faik Fazliu, shkruan Gazeta Metro.
Fadil Nura ka kritikuar qeverinë Kurti për keqmenaxhim në qeverisje
Ai foli edhe për ministrat e qeverisë, teksa më shumë fjalë pati për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Kemi parë që ka shkarkime dhe ngarkime familjarë të eksponentëve të VV-së. po e shohim edhe një ministre të Punëve të Jashtme që po i duartroket Serbia. E kemi parë edhe një Ministër të Punëve të Brendshme i cili përkrahë policët gangster që e nëpërkëmbën invalidin e luftës deri ia thyen edhe protezën dhe që nuk i bën përshtypje liturgjia serbe në Kosovë”, ka thënë ai.
Madje Nura tha se po shpërtheu zemërimi i invalidëve të luftës, Sveçla nuk mund të gjejë ekzaltimin as në birën e miut.
“Z.Sveçla e këshillojë të mos luaj me durimin e atyre djemve sepse po shpërtheu zemërimi i tyre i garantojë se ekzaltimin nuk mund ta gjejë as në birën e miut”, ka thënë më tutje Nura.
Këtu deputeti i PDK’së e pati fjalën për momentin kur u arrestua invalidi i luftës Faik Fazliu. /gazetametro.net