Loading…

Nura: Lushtaku do të jetë nënkryetar i Skenderajt

  • 08/11/2021 | 18:35

Nura: Lushtaku do të jetë nënkryetar i Skenderajt

Kryetari në ardhje i Skenderajt Fadil Nura, ka thënë se nënkryetar i kësaj komune do të jetë Sami Lushtaku.


Nura tha për Klankosova.tv se është në pritje të përfundimit të procedurave për të marrë pozitën e kryetarit.

Ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe me kundërkandidatin e tij Bekim Jashari.

“Po, z. Sami Lushtaku do të jetë nënkryetar i Skenderajt. E kam bërë të ditur edhe më herët këtë gjë. Jemi duke pritur përfundimin e procedurave dhe pastaj duhet një koordinim me Ministrinë e Pushtetit Lokal për ta thirrur  seancën konstituive, do ta nis punën edhe zyrtarisht si kryetar i kësaj komune”.

“Unë jam i hapur për të gjithë për të bashkëpunuar, përfshirë edhe me Bekim Jasharin. Ne i kemi numrat të mjaftueshëm për të qeverisur të vetëm”.

Fadil Nura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Skenderajt përball Bekim Jasharit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë