Loading…

Nurellari: Kryeministri i aftë vetëm për demagogji, kishte kohë të lidhte kontrata për energji

  • 27/12/2021 | 13:58

Nurellari: Kryeministri i aftë vetëm për demagogji, kishte kohë të lidhte kontrata për energji

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Adri Nurellari, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë Kurti për krizën energjetike në të cilët ndodhet vendi, shkruan Gazeta Metro.


Nurellari, tha se qeveria kishte kohë të lidhte kontrata në kohën kur cmimet e rrymës nëpër bursa ishin të arsyeshme, pasi kriza ishte paralajmëruar prej fillimit të vitit.

Tutje, ai tha se kishte mundësi që në buxhetin e miratuar në tetor të parashikoheshin kostot e shtuara të cmimeve ndërkombëtare në rritje, dhe disa fonde të ndaheshin për subvencionimin e bizneseve apo shtresave sociale që dëmtohen më shumë.

‘’ Kriza energjitike botërore u paralajmërua që në fillim të vitit, kështu që qeveria e Kosovës ka pasur boll kohë për të lidhur kontrata në një kohë kur çmimet e rrymës nëpër bursa ishin ende të arsyeshme. Është fakt i ditur nga të gjithë që gjatë dimrit prodhimi vendas nuk përballon dot konsumin në rritje e çdo qeveri duhet të përgatitet për import.

Po ashtu ka pasur mundësi që në buxhetin e miratuar në tetor të parashikonte kostot e shtuara të çmimeve ndërkombëtare në rritje dhe të dedikonte fonde për të subvencionuar bizneset apo shtresat sociale që dëmtohen më shumë’’, shkroi Nurellari.

Por sipas Nurellarit kryeministri është i aftë vetëm për demagogji, derisa numëroi ndërprerjen e refuzimeve të investimeve që janë bërë nga kjo qeveri.

‘’ 1. Detyroi kompaninë Contour Global që të tërhiqet nga ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re me investim 1.2 miliardë euro me kapacitet 500 megavatë.
2. Bllokoi investitorin strategjik francez “Akou Energy” që kishte marrë miratimin vjet për të investuar në Vushtrri, mbi 110 milionë euro në energji me erë, në kuadër të projektit “Cicavica Ëind Farm 1 L.L.C.”. Mediat kanë raportuar që Akou është zhvendosur në Maqedoni të Veriut.
3. Bllokoi grantin 200 milionë euro të agjencisë amerikane MCC në për rrjetin e përçuesit të gazit, si dhe projektit për termocentral me gaz natyror që do mbulonte 20% të nevojave të Kosovës.’’ /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë