Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, ka reaguar ndaj aktivistit Rron Gjinovci, i cili sot udhëhiqte protestën kundër deputetit të PDK’së Ardian Kastrati, rreth shkrimit të tij të fundit, shkruan Gazeta Metro.
Nushi, përmes një postimi në Facebook publikoi një shkrim të Gjinovcit, kur ai ishte gëzuar shumë për Tomë Gashin rreth një debati, dhe kështu me një gjuhë nënçmuese i kishte mbajtur anë.
‘’ Qe qysh doket nje protestues i pushtetit:
Reagon ndaj gjuhes se deputetit opozitar.
Thurr lavde ndaj nje seksisti, racisti e matrapazi te pushtetit’’, shkroi Nushi mbi foton e publikuar.
Qe qysh doket nje protestues i pushtetit:
Reagon ndaj gjuhes se deputetit opozitar.
Thurr lavde ndaj nje seksisti, racisti e matrapazi te pushtetit.
Posted by Nol Nushi on Monday, 5 April 2021