Loading…

Nushi: Vitia e Latifi dështuan, u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti

  • 06/10/2022 | 19:22

Nushi: Vitia e Latifi dështuan, u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti

Nol Nushi, sekretar i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar rreth dorëheqjes së Rifat Latifi, nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, duke thënë se sikur Arben Vitia, edhe Latifi, u dogj për kryeministrin Albin Kurti dhe nga Kurti.


Kështu ka deklaruar Nushi përmes një postimi në Facebook, ku pos kësaj ka shtuar edhe se, Ministrat e Shëndetësisë, janë viktima të logjikës instrumentale të Kurtit.

Po ashtu, sekretari i PSD-së, ka deklaruar se, kjo nuk i shfajëson, Latifin dhe Vitin, por se, ia rritë edhe më shumë fajin kryeministrit.

“Ironikisht Ministrat e Shendetesise jane viktima te logjikes instrumentale te Kurtit. Dikur Arben Vitia e tash Rifat Latifi deshtuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti! Kjo nukk i shfajson keta dy, por ia rrite edhe me shume fajin Kryeministrit!”, ka thënë Nushi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë