Stefania nga Australia u martua me dashurinë e jetës së saj me një ceremoni martesore që nuk dallon shumë prej të tjerave, përderisa nuk shikohet se çfarë bënin dasmorët gjatë ceremonisë së betimit, shkruan Gazeta Metro.
Për të mos parë momentin kur ato shkëmbenin betimet për jetë të përjetshme 54 të ftuarit i mbyllën sytë në shenjë solidariteti që të përjetonin atë që ndiente edhe nusja duke mos parë asgjë. Ashtu sikurse edhe nëna e saj, edhe Stefania e ka trasheguar të njëtën gjendje shikimi, që nuk është verbëri e plotë por mund të shikojë dobët në dritë të fortë.
Stafi që organizuan dasmën ishin shumë bashkëpunues me nusen. Ato ia përshkruar në detaje të gjithë organizimin që ajo të ndiejë çdo gjë sa më pranë. Madje në sallë në buqeten e saj u vendosën lule me aromë të fortë. Kjo në mënyrë që nusja të nuhasë erën meqë ajo nuk mund të shohë. Kur mësuan se ajo nuk e ka parë kurrë bashkëshortin e ardhshëm organizatorët propozuan që të shpërndajnë mbulesa speciale për sytë. /gazetametro.net