Loading…
Nwabueze debutoi me gol për Dritën, pas ndeshjes ka një premtim për tifozët
  • 16/02/2019 | 16:31

Nwabueze debutoi me gol për Dritën, pas ndeshjes ka një premtim për tifozët

Skuadra e Dritës ka arritur fitore në derbin e zjarrtë ndaj rivalit lokal, SC Gjilani, transmeton Gazeta Metro.


”Intelektualët” shënuan fitore me rezultatin 3-1, me golat e shënuar nga Ardian Limani, Kyrian Nwabueze dhe Erion Vucaj, kurse goli i vetëm për Gjilanin u shënua nga Fiton Hajdari.

Për sulmuesin nigerian, Kyrian Nwabueze, i cili ka nështetësi amerikane kjo ishte ndeshja e tij debutuese me Dritën në Superligë, kurse pas ndeshjes ai deklaroi i lumtur për fitoren dhe premtoi edhe më shumë.

“Jam i lumtur për fitoren, e kemi ditur si ti qasemi lojës, kemi luftuar shumë dhe arritëm të fitojmë. Unë jam këtu për të shënuar gola dhe besoj se do të shënojë edhe më shumë për Dritën, kam besim”, deklaroi sulmuesi nga Nigeria.

Ndryshe, Nwabueze ka pasur pervojë për disa vite në futbollin Amerikan, pastaj në Armeni, Slloveni e së fundmi tek FK Pobeda e Maqedonisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë