Penalltia e akorduar në favor të Real Madrid ka nxitur shumë reagime.
Real Madrid fitoi ‘El Clasicon’ me rezultatin 1:3, me golin e dytë për ‘Los Blancos’ që erdhi nga pika e bardhë.
Akordimi i penalltisë nxiti shumë reagime, pasi kontakti nuk ishte i madh mes Clement Lenglet e Sergio Ramos.
Kështu mendon edhe ish gjyqtari spanjoll, Andujar Oliver.
“Kapjet e lehta nuk janë arsye për penallti. Do të duhej të akordoheshin 40 sosh për ndeshje nëse konsiderohen ato”, ka thënë Oliver, transmeton lajmi.net.
VAR kishte ndikim të madh me përsëritjen, duke shtyrë Manuel Munuera që të akordonte penalltinë.
Only 2 question… if I push a player twice is foul? Why the VAR only shown to the referee the Lenglet error and not the 2 pushes of Ramos 1 second before? Casually in controversial calls if the referee has a doubt, always penalty to Real Madrid. @ETG_27 pic.twitter.com/nRuhLOf1LV
— JJ_Altori (@jjaltori) October 24, 2020