Loading…

Nxehet debati: Rama i jep ‘shkollë’ Vitisë se si duhet ndalur ndërtimet pa leje

  • 11/11/2021 | 21:11

Nxehet debati: Rama i jep ‘shkollë’ Vitisë se si duhet ndalur ndërtimet pa leje

Duke folur për nderimet pa leje, kandidati i LDK’së për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është bërë mirë që janë ndaluar por edhe është shkartuar një industri e tanë sepse nuk është bërë në mënyrën  e duhur, ndërsa i ka dhënë mësim kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje se si bëhet ndalja e ndërtimeve në Prishtinë, përcjellë Gazeta Metro. 


Rama tha se ndërtimet pa leje nuk duhet ndalur pa një planë nga ana e komunës, dhe jo në mënyrë lineare sepse shkatërrohen e gjithë industria.

Rama tutje i ka dhënë disa këshilla Vitisë se si duhet të ndodh ky proces.

“Është gjë  e mirë që janë ndalur ndërtimet pa leje por edhe është shkatërrua një industri e tërë sepse mënyra se si janë ndalur ato ndërtime, pa ndonjë plan strategjik për zhvillimin e Prishtinës., një poces linear pa planifikim për ndaljen e të gjitha ndërtimeve pa lejuar asnjë, kemi të gjithë industrinë e ndërtimit e cila punëson me mijëra punëtor e cila është në prag të shkatërrimit për shkak të mendimit linear. Pra, duhet me thënë ‘këtu smundesh, por mundesh këtu’ brenda parametrave të planeve rregullative të ndërtimit”, tha ndër të tjera Rama.

Viti ka vazhduar duke e akuzuar Ramën duke mos pasur fakte.

“Për besë edhe këtë e dëgjova se nuk duhet ndalur ndërtimet pa leje, financuesit e fushatës tuaj janë të gjithë ataqë e kanë degraduar Prishtinën për viti” , ka replikur Vitia.

E menjëherë i është pergjigjur Rama, duke thënë se financues i fushatës së tij është vetë ai dhe askush tjetër.

“Me gjithë respektin për ty zoti Vitia financuesi i gjithë fushatës jam unë vet, nuk më vyen askush ta financoj fushatën time, aspekti tjetër, problemi i kyç i ndërtimeve pa leje është i Komunës, jo i ndërtimtarëve, duhet ta gjeni problemin aty ku është jo t’i dënoni tjerët epse komuna duhet ta ketë inskesionin, inspektorët, planet rregullative planin për zhvillimin e tëardhmës për Prishtinën e pastaj t’i ndalni. Nuk mundeni me i bo të gjithë kriminel veç pse ty të është tekur, e po të duket që është kriminel. Si keni ftyrë me thanë që fushata ime është bërë nga shkatërruesit e Prishtinë”, vazhdon tutje Rama,

Ndërsa Vitia nuk tha asgjë, veçse në insistimin se do t’i ndalë të gjitha ndërtimet pa leje.

“Të lutëm të lutem zoti Rama të keni vetëm pak respekt, të gjitha ndërtimet paleje do t’i ndalim të gjitha. ki t’lutëm durimin që të dëgjoni deri në fund” , tha Vitia në fund./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë