Loading…

Nxehet Hoxhaj: Prej kujt po frikësohet Serbia që po blen armë nga Franca

  • 16/07/2019 | 20:07

Nxehet Hoxhaj: Prej kujt po frikësohet Serbia që po blen armë nga Franca

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngrit pyetjen pse një vend ‘netural’ si Serbia duhet të blejë armë nga Franca. Për çka po përgaditet Serbia, që nuk po e kuptojmë të tjerët, trasnmeton Gazeta Metro.


I dyti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj marrëveshjes që parasheh që Serbia të blejë armatim nga Franca.

“Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj  në Twitter.

Serbia, përveç që ka blerë armë nga vendet lindore në marrëveshje zyrtare për shitblerje është raportuar edhe për marrëveshje me Rusinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë