Everton dje siguroi mbijetesën në një ndeshje shumë interesante kundër Crystal Palace. Por, trajneri i kësaj të fundit, Patrick Vieira ka goditur një tifoz të vendasve pasi ata kishin hyrë në fushë për të festuar mbijetesën e klubit, transmeton Gazeta Metro.
Një ndër takimet më të bukura këtë sezon u zhvillua mbrëmë në ‘Goodison Park’, aty ku Everton shënoi fitore me rezultat 3-2 pasi riktheu rezultatin në të mirë të saj pas dy golave që ishte në disavantazh.
Megjithatë, pas ndeshjes mijëra tifozë të skuadrës nga Liverpool hynë në fushë për të gëzuar suksesin e klubit, e cila tashmë edhe matematikisht nuk ka mundësi të rrëzohet nga elita e futbollit anglez. Mirëpo, nga ata mijëra tifoz njëri e pësoi keq pasi provokoi trajnerin e Crystal Palace, Patrick Vieira me ç’rast ky i fundit e goditi.
Everton come from two goals down to win 3-2 at Goodison Park to confirm their Premier League status for another season. #EVECRY
— don kang kaos®️ (@_doncorleone78) May 19, 2022
Por, në ato momente kamerat kapën një moment jo edhe të mirë për ish-lojtarin e Arsenal, Patrick Vieira i cili teksa po largohej nga fusha, u pa duke u përplasur me një tifoz.
Unreal pic.twitter.com/c92J4vywLj
— Frankie (@frankie_efc) May 19, 2022
Tifozi mund të shihet duke e mbajtur gishtin e mesit drejt fytyrës së Vieira’s, ndërsa është duke e filmuar me dorën tjetër. Ndërsa, në momentin kur ai e rikthen shpinën francezi e kap fansin nga krahu dhe e godet.
Vieira, Woah!!! Good on him. Fans running on the pitch abusing players/managers has to stop! #vieira #football pic.twitter.com/4aEZTl7Si9
— Jon Adby (@jonadby19) May 19, 2022
Vlen të theksohet se edhe në ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Championship ndërmjet Nottingham Forest dhe Sheffield United ndodhën skena të pahijshme, ku pas ndeshjes ishte goditur kapiteni i Sheffield United, Billy Sharp i cili pati nevojë edhe për qepje.
Mirëpo, edhe sulmuesi i Sheffield United, Oliver McBurnie kishte goditur një tifoz të Nottingham Forest me shkelma, për të cilin thuhet se pritet të arrestohet nga Policia. /gazetametro.net