Loading…
Nxënëset rrihen në një shkollë fillore në Prishtinë
  • 26/03/2019 | 16:07

Nxënëset rrihen në një shkollë fillore në Prishtinë

Shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë ka regjistruar sivjet disa raste të dhunës. Një i tillë është parë edhe sot ku protagoniste kanë qenë nxënëset, transmeton Gazeta Metro.

Në një video shihen se si nxënëset janë përfshirë në një konflikt fizik në oborrin e shkollës.

Për të evituar këtë konflikt shihet se ka ndërhyrë një person i rritur, ndërsa ngjarja shoqërohet me britma e tollovi.

Prindërit janë ankuar se ngjarje të tilla janë parë shpesh kohëve të fundit në këtë shkollë, raporton Indeksonline.

Në kushte anonimiteti, një prind ka thënë për Indeksonline se nuk ka ditë që skena të tilla ndodhin në shkollën fillore “Iliria” dhe që sipas tij askush s’po ndërmerrë asgjë për t’i parandaluar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë