Loading…

Nxënësit në Mushtisht të Suharekës fillojnë në mënyrë të veçantë orën mësimore, këndojnë himnin kombëtar

  • 25/11/2022 | 09:34

Nxënësit në Mushtisht të Suharekës fillojnë në mënyrë të veçantë orën mësimore, këndojnë himnin kombëtar

Në Mushtisht të Suharekës ka nisur në mënyrë tjetër ora e parë mësimore. Atje për nder të 28 Nëntorit, nxënësit e klasës së tretë, kanë kënduar himnin kombëtar para fillimit të orës së parë, shkruan Gazeta Metro.


Të hënën me 28 nëntor shënohet 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Kosovë organizohen kremtime të ndryshme për nder të kësaj feste.

Ndërkaq në Mushtisht të Suharekës nxënësit e shkollës ‘Edith Durham’, kanë nisur në mënyrë të veçantë orën e parë sot. Nxënësit e mësuesit Ilir Demiri, kanë kënduar himnin kombëtar, derisa të gjithë kanë qenë të veshur kuq e zi.

Kujtojmë që Mushtishti është fshat që i ka dhënë shumë Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, derisa atje të hënën bëhet edhe zbulimi i shtatoreve të heronjve Hasan Prishtina dhe Adem Jashari. /gazetametro.net

VIDEO KËTU. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë